‘Unë të fëlliq!’/ Veliaj përplaset me gazetarin: Punon për një trafikant droge (VD)

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është përplasur sërish me një gazetar. Bëhet fjalë për gazetarin e “Ora News”, Isa Myzyraj, i cili ka shkuar për të ndjekur aktivitetin për mbledhjen e pemëve me disa konsuj të huaj. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Veliaj përplaset me gazetarin, duke e akuzuar se merr para nga një trafikant droge, duke sulmuar pronarin e televizionit, Ylli Ndroqi. Ndërkohë që gazetari kërkon të afrohet pranë tij, Veliaj dëgjohet teksa thotë në shqip: Ej, do pushosh do rrish urtë. Material Legenash! Po unë edhe në anglisht të fëlliq ty!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu