Projekti pilot lidhur me mbylljen e jetimores së Vlorës ka shkaktuar mjaft shqetësim në opinionin publik ditët e fundit. Sipas projektit fëmijët e jetimoreve deri në dhjetor do detyrohen të kthehen në shtëpitë biologjike ose do të birësohen me procedurë më të shkurtuar se më parë.
Shqetësime janë ngritur edhe nga shtëpia e fëmijës në Vlorë, e cila është në menaxhim nga Bashkia e Vlorës. Sipas projektit të Ministrisë është lajmëruar që qendra do të mbyllet dhe do të ndiqen procedurat më sipër. Punonjëset e shtëpisë së fëmijës aty kanë folur për Fax Neës ku kanë treguar që nga viti 2019 atje nuk janë pranuar më fëmijë madje numrat kanë rënë kaq shumë sa situata ka agravuar deri në mbyllje.
Problemi që ngrihet është se jo të gjithë këta fëmijë kanë familje funksionale ku mund të kthehen. Shumë prej tyre kanë lënë pas prindër abuzues apo përdhunues. Disa të tjerë ndoshta nuk kanë një strehë mbi kokë çka i bën procedurat e birësimit shumë të përshpejtuara pa u marrë koha e duhur që të kuptohet në cfarë lloj familjeje dorëzohen fëmijët.
Tatjana, një nga kujdestaret në këtë shtëpi ka thënë se nuk kundërshton reformat që po ndodhin por kanë frikë se numri i abuzimeve dhe vrasjeve mund të rriten pasi prinërit e fëmijëve mund të kenë probleme mendore apo një pjesë mund të mos kenë prindër fare.
“Unë jam Tatjana Lilaj, kujestare në qendrën e shtëpisë së foshnjës, nuk jemi në kundërshtim të reformave për fëmijët pasi në Shqipëri po ndodhin shumë abuzime e vrasje por jemi të shqetësuar se këtu gjatë ditës fëmijës do u bëntë mirë nën kujdesin tonë, në fundjavë të shkojnë te familjet bilogjike apo birësuese. Prindi mund të jetë me probleme mendore, sociale ose ka fëmijë pa prindër fare“, tha ajo.
Një nga kujdestaret tha se punonte aty prej 30 vitesh dhe thotë se procesi i adoptimit duhet trajtuar me shumë kujdes nga gjithë stafi pasi në familjet që mund të shkojnë ndoshta nuk do i ketë mundësitë.
“Jam kujdestare prej 30 vitesh dhe jam shumë e shqetësuar, plus dhe fëmijët që vijnë dhe nuk pranohen më dhe adoptohen më shpejt se vitet e tjera. Adoptimi i shpejtë nga institucioni na ka shqetësuar, duhet të trajtohen shumë mirë, ose të bëhet qendër ditore, nën kujdesin e gjithë stafit sepse në familje nuk janë ato mundësira”,tha ajo.
Kurse një nga punonjëset ka ngritur dhe shqetësimin lidhur me humbjen e vendit të punës. Ajo shprehet se u është hequr çdo përgjegjësi dhe se bashkia nuk i ka konsideruar fare. Ajo shton se e kanë marrë vesh shumë vonë për prijektin dhe tani dalin në rrugë pasi një pjesë janë edhe në prag pensioni.
“I gjithë kolektivi jemi të alarmuar. Fëmijët që vijnë janë me probleme nga më të ndryshmet. Nuk është se nuk duam ti cojmë fëmijët te familjet bilogjike por ato janë të gjitha problematike, kush më shumë se shteti ua jep shërbimet. Ne si personel nuk jemi konsideruar farë, kanë ardhur punonjës nga bashkia dhe ndodhen në kat të tretë, na kanë hequr cdo përgjegjësi. Ska gjë më të mirë kur fëmija është nën kontrollin e shtetit, ne punojmë 24 orë prej 20 vitesh nën mbikëqyrjen e kamerave. Kemi sakrifikuar shumë. Për birësimet nuk jemi kundër, por jo të kthehen te familjet biologjike, gjë që e mundëson ky projekt. Në datën 25 maj ka ardhur Ministrja dhe ka thënë që ky insitucion do qëndrojë dhe është një projekt pilot që do zgjasë 3 vite dhe ne nuk e dinim që është bërë fakt. Në fund të projektit jemi të papuna. Edhe ne dhe fëmijët do ngelim rrugëve. Kemi familje për të ushqyer, jemi në prag pensioni“- tha ajo.
Kujdestaret e këtyre institucioneve kanë ngritur shqetësimin se fëmijët do kthehen në familje të cilat nuk janë gati, nuk janë trajnuar dhe mbi të gjitha fëmijët mund të rikthehen në kontigjent të dhunuar sërish. Punonjësit e Jetimoreve janë shprehur se kanë trajtuar fëmijë që vinin nga trauma të rënda familjare dhe rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërjetojnë të njëjtat trauma,duke përmendur raste edhe të fëmijëve që vijnë nga prindër përdhunues. Sipas punonjësve ,i gjithë procesi është mbajtur i fshehtë dhe aktualisht askush nuk ka dijeni për si do të procedohet në Janarin e vitit 2022.