Dita e djeshme (19 nëntor) ka qenë mjaft e veçantë për Melinda Ademin.
Kjo sepse reperja e njohur ka festuar ditëlindjen e 26-të, ndërsa është organizuar një festë po ashtu e veçantë dhe luksoze në këtë ditë për të.
Reperja ditën e saj të lindjes po e feston në Stamboll, me një darkë romantike pranë urës së Bosforit, teksa nuk ka munguar një dhuratë unike për të.
Në urën e famshme të Bosforit është ndriçuar emri i saj dhe një urim për ditëlindje, ku shkruhej “Melinda, urime ditëlindjen”.