Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Stajka, ku një automjet është përplasur me një motor.
Ndërkaq, burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije për Top Channel se si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i aksidentit.
Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të zbardhur më tepër rreth këtij aksidenti fatal.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa njoftohet se shoferi i automjetit të përfshirë në aksident është ndalur nga policia.