– Pasi dha dorëheqjen si kryeministër, Zora Zaev mund të humbasë dhe postin e kryetarit të partisë Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. Pritet që ai të kërkojë largimin nga kjo parti ditën e martë duke hapur proçedurën e garës për kreun e ri të partisë.
“Do të kërkoj nga organet dhe trupat e partisë që të martën të thirret Bordi Ekzekutiv dhe Bordi Qendror i LSDM-së, me qëllim që të konstatohet dorëheqja ime nga posti – kryetar i partisë dhe menjëherë të fillojë procedura në pajtueshmëri me Statutin e partisë për zgjedhjen e kryetarit të ri të LSDM-së. Të gjithë ata që bënin drama, sidomos nga opozita jonë, vazhdimisht po e gënjejnë popullin dhe e hutojnë. Ja fjala është fjalë dhe do të jem shumë i lumtur që të shoh fjalë kaq të mëdha të dhëna nga politikanë të tjerë për poste kaq të rëndësishme”, deklaroi Zaev.
Megjithatë, ai ka këmbëngulur se Maqedonia nuk do t’i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme pasi do të sigurohet krijimi i një qeverie të re.
Nga ana tjetër, partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE do të organizojë Kongresin e saj për zgjedhjen e kryetarit të ri pasi skadon mandati i kryetarit aktual Hristijan Miçkoski. Ata pretendojnë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi qeveria socialdemokrate nuk ka besueshmërinë e shumicës së shoqërisë maqedonase.
Zaev dhe partia e tij humbën në zgjedhjet e fundit lokale të muajit tetor. Ai konfirmoi më pas se nuk do të kryesojë më qeverinë e Maqedonisë dhe tashmë prite të mos jetë as kryetari i LSDM-së.
Marrë nga “Tetova Sot”