Banorët e “Kodrës së Priftit”: Projekti i Unazës u devijua, rrezikohen 60 familje

0

–  Banorët e “Kodrës së Priftit” kanë dalë në protestë kundër projektit të Unazës së Madhe. Njëri prej qytetarëve shprehet se projekti është ndryshuar dhe varianti ri ka bërë që ndërtimi të spostohet dhe 60 m në lindje, që parashikon shembjen e 40 banesave, kurse varianti i parë parashikonte vetëm 9 prishje banesash.

“Shqetësimi jonë është devijimi i segmentit të unazës, loti 4 nga projekti Adil Çarçani në projektin e ri që ka bërë ARRSH. Tek kjo toka bosh është 90% të saj është e pashfrytëzuar. Është lënë qëllimisht se do të ndërtohej Unaza e Madhe e Tiranës. Por, kjo është devijuar 60 metra në lindje. Gjurma e vjetër prekte 9 banesa nga të cilat 3 ishin të braktisura, ndërkohë me projektin e ri preken 40 ndërtesa me 60 familje pasi janë ndërtesa dykatëshe”, shprehet njëri prej baorëve të “Kodrës së Priftit”.

Një tjetër qytetar u shpreh se shkoi në Bashki për t’u interesuar nëse banesa e tij prekej nga ndërtimi i Unazës së Re. Ai tregon se i konfirmuan fillimisht se nuk rrezikohej që banesa e tij të shembej, ndërsa sot rezulton e kundërta.

“Kam shkuar në bashki. Pyeta dhe kërkova topograf. Më pyeti nëse ndodhem në perëndim apo në lindje. I thashë jam në lindje. Më treguan: ‘Po je mbi 20 metra në lindje, nuk të zë projekti. Unë jam 26 m lart”, rrëfen banori në fjalë.

Projekti i Unazës së Madhe përfundon në vitin 2023 dhe do të jetë 27 km i gjatë. Ai do të mundësojë lidhjen e kryeqytetit me të gjitha daljet e rrugëve kombëtare të Shqipërisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu