– Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë Petar Petkoviç tregon se përderisa qeveria aktuale e Kosovës nuk pranon krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë, s’mund të arrihet kurrsesi marrëveshje mes dy shteteve.
“Në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndryshe nga pretendimet e kryenegociatorit të Prishtinës, Besnik Bislimi, nuk ka afate të Kurtit dhe probabiliteti për arritjen e marrëveshjes nuk matet me njësi të kohës, por me gatishmërinë e Prishtinës për të respektuar marrëveshjet që janë arritur deri tani dhe mundësinë e formimit të Unionit të Komunave Serbe. Duke gjykuar nga deklaratat e Besnik Bislimit dhe shefit të tij Kurtit, të cilët mohojnë vetë mundësinë e krijimit të Asociacionit, përfundimi i dialogut nuk mund të shihet, sigurisht kur Prishtina nuk e zbatoi atë që ishte marrë vesh nëntë vjet më parë, në fillimtë dialogut”, u shpreh drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe Petar Petkoviç.