Top Channel publikoi të dhënat e një kontrolli iniciuar nga ministria e drejtësisë që zbuloi se në administratën e burgjeve u zbuluan 153 persona që ishin të dënuar dhe punonin si gardianë.
Shumica e tyre qëndronin ende në detyrë. Por ndërkohë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport auditimi ka zbuluar së ka kaos me administratën e burgjeve, e cila punon me dy struktura dhe dy urdhra dhe ka mbivendosje strukturash.
Rrëmuja me burimet njerëzore, krijuar nga drejtuesit e burgjeve ndër vite ka detyruar kontrollin e lartë të shtetit të dalë në konkluzionin se ka pasur mbivendosje mes strukturave, duke mos krijuar struktura të konsoliduara efektive, për të realizuar dhe për të përmbushur misionin e Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve. Por ndërkohë mungojnë ende 157 punonjës dhe deri një vit më parë ishin 220 punonjës më pak.