Gjergj Luca i quajti barbonë, fermerët i përvishen Ramës: A është ky dhe mendimi juaj për ne?

0

Sindikata e Fermerëve ka shprehur indinjatë në lidhje me sulmet që iu bëri paraditen e sotme biznesmeni Gjergj Luca, i cili tha se do të kishin punë me të dhe jo me shtetin, nëse do të vijonin që të kërkonin heqjen e TVSH-së përmes protestave. (Lexo lajmin) 

Në deklaratën e fermerëve shprehet pakënaqësi dhe me qëndrimin e mbajtur nga ana e kryeministrit Edi Rama, i cili edhe pse ishte i pranishëm gjatë deklaratave të Lucës, nuk bëri asnjë lloj reagimi.

Në deklaratën e shoqatës së fermerëve thuhet:

Zoti kryeministër ne nuk na rëndon fyerja dhe bullizmi i biznesmenit , i cili na quajti barbonë, pasi ka shumë deficentë ky vend, por na rëndon heshtja dhe mosreagimi juaj. A mos vallë keni të njëjtin vlerësim si biznesmeni për fermerët shqiptarë?

Si mund të mos reagoni kur një biznesmen fyen rëndë 3 mijë fermerë që protestuan. Jo vetëm që duhet të ishit distancuar nga bullizmi karshi gjysmës së ppullatës, por duhet të përgënjeshtronit dhe shifrat e përmendura prej tij, që ishin të ekzagjeruara, për mbështetjen që qeveria ka dhënë ndaj nesh.

Ju duhet të mbani qendrim edhe për faktin se nga fjalët e tij doli qartë se bënte evazion, me lejen e qeverisë dhe vetëfaturonte peshk të zënë sipas dëshirës së tij. Ai kujton se këtë lejë e kanë dhe fermerët nga qeveria, por ja që nuk është ashtu.

Biznesmeni tregoi në sy tuaj se si janë shpërndarë fondet nga AZHBR për fermerët, Ato i kishin ndarë Lucët dhe katunaerët dhe jo kriteret.

Mos e miratoni paketën fiskale pa u konsultuar me përfaqësues të shoqatës sonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu