-Në javën e 13-të të Serie A, Fiorentina zbret me këmbë në tokë Milanin duke i shkaktuar humbjen e parë kuqezinjëve. Takimi në “Artemio Franchi” përfundoi me shifrat 4-3. Në minutën e 15′ Duncan do të shënonte golin e parë pas një gabimi të Tatarusanut.
Ndërkohë, për golin e dytë mendoi Saponara që nxori nga repertori i tij një supergol. Ai e bëri të pamundur fluturimin e portierit të Mialnit duke e ndalur topin në trekëndëshin e portës. Në pjesën e dytë, Vlahovic do të shënonte golin e tretë, megjithatë, ky realizim duket sikur e ndezi më shumë Milanin që vetëm dy minuta më vonë gjeti golin e parë me Zlatan Ibrahimovic.
Do të ishte përsëri suedezi që do të hapte gjithçka pesë minuta më vonë pasi shënoi golin që e çoi rezultatin në 3-2. Kur u duk se Milani mund të bënte mrekullinë, ishte përsëri Fiorentina që shënoi golin e katërt.
Gabimi i Theo Hernandez në limitet e zonës u shfrytëzua nga Dusa Vlahovic i çoi shifrat në 4-2. Megjithatë, rezultatin përfundimtar të takimit e vulosi Venuti me një autogol.