– Në klinikën e Pediatrisë në Kosovë janë paraqitur 15 fëmijë pasi janë infektuar me virusin Coxsackie. Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se ky virus prek fëmijët e vegjël që nga mosha 1 vjeç deri në 5-vjeç dhe kryesisht ndodh gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit.
Drejtoresha e Pediatrisë, Violeta Grajçevci e pyetur nga ‘Top Channel’, ka deklaruar se simptomat e virusit si pikat e kuqe në duar, këmbë e gojë, kanë shkaktuar panik tek prindërit, por situata është stabile. Si masë parandaluese ndaj këtij virusi, Grajçevci thotë se prindërit duhet të tregojnë kujdes të shtuar të higjienës së fëmijëve.
Pjesa dërrmuese e fëmijëve e kalojnë lehtë brenda 8 deri 10 ditë, ndërsa në raste të rralla kalohet në infeksion sekondar për të cilën rekomandohen të përdoren antibiotikët.