‘Drejtësi për Mateon’/ Familjarët e 8-vjeçarit kërkojnë të futen në burgun e Vlorës

0

Mëngjesin e sotëm, familjarët e 8 vjeçarit të ndjerë, Mateo Vasiu i cili u vra nga “monstra” e Fierit, Klodian Çalamani. Ky i fundit, u transferua në burgun e Vlorës si një lloj mase sigurie pasi gjykata caktoi masën e arrestit me burg ndaj tij.

Që prej ditës kur Çalamani do të paraqitej në gjykatë për t’u njohur me masën e dënimit, familjarët e 8 vjeçarit kanë qenë të pranishëm së bashku me qytetarë të tjerë duke kërkuar që autori i ngjarjes makabër të varej në mes të qytetit të Fierit. Që prej të mërkurës, ka filluar mbledhja e firmave për peticionin që do të dorëzohet ku kërkohet dënimi me vdekje i 38 vjeçarit Klodian Çalamani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu