Protestat dhe komentet/ Rama: Thoni se bujqësia ka marrë fund, jeni “out”

0

Rama: Dua të prek disa element pa hyrë në ato që parashtroi ministrja. Dua të filloj me një element që ka krijuar konfuzionin e pragut të miratimit të buxhetit, i materializuar dhe në disa protesta të cilat janë legjitime, por unë besoj se ata që kanë marrë pjesë në një masë të madhe janë të keqinformuar. Çfarë ka ndodhur? Është shumë e thjeshtë në shifra. Dhe pse ne kemi vendosur që ta heqim rimbursimin e 6% dhe çfarë do të bëjmë me atë masë të parash që përdori për rimbursimin se këto janë pastaj të nevojshme për të kuptuar që në fakt është hedhur një hap përpara, jo një hap mbrapa.

Duke vendosur atë skemë të rimbursimit, kemi synuar që përmes shfrytëzimit të kapacitetit logjistik të grumbulluesve të çojmë paratë tek fermeri. Shifra fund fare ka rezultuar modeste, por mbi të gjitha një shifër e kontrolluar nga një grusht grumbulluesish të mëdhenj që jo domosdoshmërisht ka shkuar tek fermeri. Duke qenë se grumbulluesit sot janë një forcë e re, unë besoj se dhe grumbuelluesit do e mirëkuptojnë. Në këndvështrimin tonë, shuma që ka rezultuar rreth 9 milionë dollar, të transferohet në buxhetin e bujqësisë dhe në vend që të shpenzohet përmes një sistemi jo transparent dhe të paqartë rimbursimi, ku siç thashë, pjesa dominante kontrollohet nga grumbulluesit, të shkojë për produktivitetin jo duke u marrë nga buxheti i shtetit por duke iu dhënë Ministrisë së Bujqësisë.

Kini parasysh që një sektor i cili gjatë një viti prek shifrën e 3.5 miliardëve, sa mund të impaktohet nga vetëm 9 milionë. Flas për miliardë dollar si veprimtari. Nga sa mund të impaktohet. Është e rëndësishme të kuptohet që sa më shumë kalon koha dhe sa më shumë strukturohet sektori me grumbullues e tregtues të fuqishëm, aq më e pamundur bëhet që në sektor të mbijetosh i vetëm. Aty ku shikojmë sukses, shikojmë sinergji të krijuara mes atij që është në parcel, atij që e grumbullon dhe forcës së krijuar nga grumbulluesi apo së bashku me të tjerët. Është e pakonceptueshme të shkosh më tutje dhe pastaj natyrshëm që do të dalësh në rrugë dhe të kërkosh në qiell të të shitet prodhimi. Edhe për grumbulluesit e përpunuesit, është e domosdoshme që të jenë të orientuar për të kuptuar tregun.

Është një nga shembujt se si ti biesh murit me kokë duke investuar gabim pa e lexuar tendencën e tregut. Cfarë duhet ti bëjë shteti atyre që investojnë tek molla sarkinge? Nuk i blen shteti prodhimet apo garanton tregun, është sipërmarrja bujqësore, tregu vetë dhe mirëkuptimi nga ana e sipërmarrjes e tendencave të blerjes. Atyre që nga smartphone bëjnë komente se bujqësia ka marrë fund, iu them që jeni out. Mjafton të shihni faktet. Të shihni eksportet bujqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu