Drejtori i Policisë rrugore, Altin Qato në kuadër të përkujtimit të viktimave të aksidenteve rrugore:
Nuk është vetëm policia për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, por janë vetëm qytetarët. Nëse u referohem statistikave në botë, shifrat janë alarmante, janë kambanë alarmi për çdo përdorues rruge. Po t’i referohem statistikave të vendit tonë, kemi një ulje vit pas viti, por nuk jemi ende ku duhet, pasi ne duam që të kemi në minimum ose fare aksidente rrugore.
Edhe nëse një këmbësor gabon përdoruesi i mjetit duhet të jetë shumë i kujdesshëm për të shpëtuar një jetë. Vëmendje kryesore do ti kushtohet rritjes së sigurisë ku qarkullojnë fëmijë, pranë shkollave kopshteve. Duhet të jemi të kujdesshëm me shpejtësinë. Zbato rregullat ke një jetë të shpëtuar, ky është motivi kryesor. Policia ka shtuar flotën e saj të mjeteve, me qëllim për të evidentuar ccdo shkelje. Këto mjete kanë një perceptim të saktë në çdo shkjelje, Qëllimi jonë është të rrisim masat administrative por të sensibilizojmë dhe të shoëtojmë jetë.
Policia ka një databazë, por nuk menduam se ishte sot vendi për të bërë një përshkrim të statistikave. Po ti referohemi statistikave kemi një ulje të vazhdueshme vit pasi viti, përsëri nuk jemi aty ku dëshirojmë. Po të bëjmë një krahasim me vitin 2019, kemi një ulje prej 17 të vdekur më pak. Ka vazhdimisht ulje poërveç vitit 2020.
Ka një shtim të përdoruesve të mjeteve, është shtuar përdorimi i mjeteve, i rrugës, jemi në porporcion jo të drejtë sepse shtohen përdoruesit e mjeteve dhe shoferëve. Drejtues që përdorin alkool është shumë e rëndë, parakalime të gabuar, një fenomen është përdorimi i celularëve në përdorim të makinës.