Vërtet kënaqësi të takoja drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga Shqipëria dhe vende të tjera anëtare të NATO-s. Zhvilluam një bisedë të hapur lidhur me sfidat e sigurisë dhe rëndësinë që ka Aleanca në funksion të garantimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe botë. Theksova nevojën e përmbushjes së të gjitha detyrimeve të Shqipërisë si anëtare e NATO-s, duke evidentuar dhe kontributin tonë në misionet dhe operacionet e përbashkëta. Duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





