FOTO/ E pazakontë! Vishet dhe sillet si mace, 33-vjeçarja e martuar me burrin 21 vite më të madh po bën ‘bujë’ në rrjetet sociale

0

Katt në shkollën e mesme filloi të prezantohet si mace, barte vesh mace, e më vonë shtoi edhe bishtin dhe qaforen në fyt.

Katt Lyons u bë e famshme në rrjetet sociale, kur publikisht pranoi të mos identifikohet jo vetëm si grua por edhe si mace.

Kjo 33-vjeçare pretendon sesi krahasimi me mace, e ka bërë të ndihet rehat në lëkurën e saj, e ky “rol” e ka afruar më shumë me bashkëshortin që e ka 21 vjet më të vjetër.

Katt dhe Rob u martuan në tetor, e tërë festa ishte e pazakontë. Ajo barte vesh mace e ai qafore, që të dy thonë se nuk u pengojnë komentet dhe vështrimet që u jep masa kur paraqiten në rrugë.

Përveç se i pëlqen të jetë mace gjatë ditës, Katt thotë se këtë rol nuk e harron as në dhomën e gjumit, e bashkëshorti i saj nuk ka asgjë kundër kësaj.

“Kam dashur të provoj diçka të re. Por, më pëlqen të jem i nënshtruar siç dëshiron edhe Katt, por nganjëherë kjo ka avantazhet e veta”, thotë Rob.

Ajo qysh në shkollën e mesme filloi të prezantohet si mace, kështu filloi të bartë edhe vesh të maces. Qaforen, bishtin dhe dekoret tjera i shtoi më vonë, pasi bashkëmoshatarët e keqtrajtonin – kështu nuk dëshironte të tërhiqte vëmendjen e tjerëve.

“Më në fund mund të jem çfarë dua, të ngjitem ku dua, të pi, barti bishtin dhe qaforen. Askush nuk më thotë që nuk jam mirë”, shtoi ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu