Momente paniku në një aeroport të SHBA, udhëtarit i shkrepet arma aksidentalisht, tre të lënduar

0

Momente paniku janë regjistruar në Aeroportin e Atlantas në SHBA. Sipas mediave të huaja, arma e një personi është shkrepur pa dashje, e kjo ka bërë që qindra udhëtarë të tmerrohen. Si pasojë e të shtënave të armëve janë lënduar tre persona, shkruajnë mediat.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit dhe pas disa orësh e kanë arrestuar.

Autori Kenny Ëells akuzohet për armëmbajtje pa leje si dhe akuza për plagosjen e disa personave padashje.

Ndërkohë dy orë më vonë, pasi u normalizua situata fluturimet rifilluan.

 

 

Hartsfield-Jackson është bërë aeroporti më i ngarkuar në botë në vitin 2021, sipas OAG, një ofrues i të dhënave analitike të aviacionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu