– Një 22-vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident automobilistik një natë më parë. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja është regjistruar rreth orës 02:30, në Borgio Verezzi në rrugën ‘IV Nëntori’. Mësohet se i riu ka humbur kontrolin e mjetit dhe është përplasur me një palmë.
Ai ka mbetur i bllokuar brenda mjetit dhe për ta nxjerrë që aty është kërkuar ndihma e zjarrfikëses. Njësia e Finale Ligure ka mbërritur në vendin ku është aksidentuar i riu dhe e ka nxjerrë atë nga mjeti.
22-vjeçari shqiptar është dërguar në urgjencën e spitalit Santa Corona në Pietra Ligure. Ai ka fraktura në këmbë si dhe ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmeve që ka marrë nga përplasja.