Shpërndanin kokainë, kapen dy shqiptarë në Itali

0

Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme nga policia italiane, pasi janë kapur me sasi kokaine.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se dy shqiptarët të moshës 40-vjeç u kapën me 12 gram kokainë dhe 610 euro para cash në banesë. Gjatë marrjes në pyetje, një prej tyre dha identitet të rremë.

Në shtëpinë e tyre u gjetën edhe materiale të tjera që përdoren për paketimin dhe shpërndarjen e kokainës si dhe 500 euro të tjera që mendohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu