Daja i Matias futet me thikë në spital: Më thuaj ku është Mirko, ta vras

0

Daja i Matia Tomkow, 10 vjeçari me origjinë shqiptare që u vra nga babai i tij në Viterbo të Italisë ka hyrë me thikë në spitalin ku mbahet babi i Matias. Mediat e huaja raportojnë se daja ka dashur të vrasë babin e Matias, Mirko Tomkow.

“Më thuaj ku është Mirko, që ta vras ​​menjëherë”,– u tha daja i Matias rojeve të sigurimit të Belcolle, të cilët menjëherë thirrën karabinierët.

Xhaxhai i Matias është bllokuar nga policia dhe u dërgua në komisarjat pë t’u marrë në pyetje.

Mirko Tomkow ishte i shtruar në spitalin në Romë nga Covid-19 por u arratis që aty dhe shkoi në shtëpinë ku fëmija jetonte me nënën e tij, në Vetralle. Në banesë ishte vetëm 10-vjeçari të cilin ai e vrau duke i prerë fytin me thikë. 44-vjeçari i akuzuar për vrasjen e djalit të tij Matias, është shtruar në spital që nga dita e vrasjes, në repartin ku ndodhen të burgosurit. Pasi të shërohet ai do dërgohet në burg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu