-Situata me Covid-19 në Gjermani po përkeqësohet dhe bota e futbollit duhet domosdoshmërisht të përshtatet me vendimet e vendosura nga qeveria gjermane për të frenuar valën e katërt të pandemisë.
Rasti i Joshua Kimmich, i cili deklaroi se nuk donte të vaksinohej për shkak të “mungesës së studimeve afatgjata”, bëri bujë javët e fundit. Deklaratat e tij kishin ngjallur shumë polemika dhe tani skuadra e Bayern Munich, ka vendosur të përdorë një grusht të fortë kundër tij dhe futbollistëve që nuk janë vaksinuar.
Vendimi historik i Bayern Munichu-t, i cili, sipas raportimeve të Bild, ka vendosur të reduktojë ose të mos i japë pagën atyre lojtarëve që kanë vendosur të mos vaksinohen. Në mesin e bavarezëve, përveç Kimmich-it të lartpërmendur, rrezikohen edhe katër lojtarë të tjerë siGnabry, Musiala, Choupo-Moting dhe Cuisance.
Drejtuesit e Bayern-it, të udhëhequr nga presidenti Herbert Heiner, drejtori sportiv Hasan Salihamidzic dhe drejtori financiar Jan-Christian Dreesen, thirrën pesë “rebelët” duke i informuar ata se në rast mungese për shkak të pozitivitetit apo karantinës ata nuk do të marrin pagën. Një vendim që Kimmich i ka kushtuar 768 mijë euro bruto (dy javë karantinë). Do të duhet të kuptojmë se çfarë do të vendosin të bëjnë lojtarët e pavaksinuar tani: do të vazhdojnë në linjën e tyre apo do t’i “i nënshtrohen” presionit (përfshirë atë ekonomik) nga klubi bavarez?