Reperi Darrell Edëard Brooks Jr dyshohet se është autori i vrasjes së 5 personave dhe plagosjes së mbi 40 të tjerëve, duke u futur me një makinë mes turmës së njerëzve në ëisconsin.
Autoritetet gjetën tek ai çelësin e një automjeti Ford. Reperi 39-vjeçar është i njohur me emrin artistik MathBoi Fly.
Brooks është dënuar për një sërë veprash që nga viti 1999 , përfshirë përdorimin e drogës dhe dhunën. Në vitin 1999, ai u dënua për një sulm, pasuar nga një tjetër dënim për posedim të marijuanës në vitin 2002. Në 2003 dhe 2005, ai u shpall fajtor pas një konflikti me një polic. Në vitin 2011, Brooks u dënua për përdorim të marijuanës dhe u lirua me kusht. Në korrik 2020, ai gjithashtu u akuzua për përdorimin e një arme të rrezikshme dhe posedim të një arme zjarri.