-Një shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ishte pjestar i një bande hajdutësh. Ai kërkohej si një nga grabitësit më brutalë që vepronte në Mykonos duke “pushtuar” vilat luksoze dhe duke marrë të gjitha gjërat me vlerë që kishin brenda.
Një nga autorët kishte një tipar që i bënte viktimat ta kujtonin. “Gjatësia e tij ishte 1.60”, thotë një oficer policie që ishte marrë me rastin konkret. Tashmë, “grabitësi i shkurtër i Mykonos” është në duart e organeve të rendit mirëpo identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Ajo që e “tradhtoi” 26-vjeçarin ishte materiali gjenetik i tij i gjetur në një shishe me ujë dhe i ruajtur në bazën e të dhënave të laboratorëve të mjekësisë ligjore. “Grabitësi i shkurtër i Mykonos” së bashku me bashkëpunëtorët e tij u larguan nga një banesë në Mykonos pasi goditën çiftin në fytyrë dhe në shpinë.