Sherr në mes të rrugës, ndalohen dy të rinj në Memaliaj

0

– Dy persona u arrestuan nga policia e Memaliajt pasi u konfliktuan në aksin rural Buz-Komar. R.M., 30 vjeç dhe M.B., 22 vjeç u ndaluan pasi u zunë
për shkaqe ende të panjohura. Sipas informacioneve, R.M. ka dëmtuar automjetin e M.B. me sende të forta. Pas ndërhyrjes së policisë, u konstatua se 22-vjeçari M.B. nuk zotëront leje drejtimi të makinës.

NJOFTIMI I POLICISË
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 30 vjeç dhe M. B., 22 vjeç, banues në fshatin Komar, Memaliaj. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rural Buz-Komar, Memaliaj këta shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ku shtetasi R. M. ka dëmtuar me sende të forta automjetin e shtetasit M.B.

Gjithashtu shtetasi M. B. u konstatua nga shërbimet e policisë se drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu