Largohet me lot në sy, Solskaer: “Ishte puna e ëndrrave”

0

– Ole Gunnar Solskjaer nuk është më trajner i Manchester United, teksa klubi vendosi ta shkarkonte norvegjezin, si pasojë e rezultateve të dobëta.

Megjithatë, ndarja mes palëve ishte konsensuale dhe pa mëri, ndërsa në intervistën e fundit për website-n zyrtar të klubit, me lot në sy, 48-vjeçari ka theksuar se ka qenë krenar për çdo sekondë të kaluar te United, ndërsa shton se trofetë nuk janë gjithçka.

“Jam shumë krenar për eksperiencën te United, është një nga ato punë për të cilat ëndërron në jetë. Sepse kam qenë lojtar këtu, kam qenë trajner rezervë dhe më pas puna tjetër ishte të bëhesha trajner i parë.

Ka qenë një kënaqësi nga minuta e parë deri te ajo e fundit dhe duhet të falenderoj të gjithë lojtarët. I falenderoj të gjithë për mundësinë sepse jo të gjithë e kanë shansin që unë pata, shpresoj që ta kem lënë skuadrën më mirë se kur e gjeta. E di që një trofe si ai i Europa League do të ishte sukses, por trofetë nuk janë gjithçka”,- u shpreh Solskjaer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu