– Një i ri shqiptar në Volante të Bresha është kthyer në lajmin e ditës në qytetin italian. Ai u arrestua fillimisht me një tjetër shtetas teksa po tentonte të përdorte një kartë të falsifikuar në bankomatin e një qendre postare. Pasi u fiksua nga kamerat e sigurisë, policia reagoi dhe arriti t’i ndalonte të dy shtetasit.
Por, historia bëhet më e çuditshme kur shqiptari 30-vjeçar theu xhamin e makinës së policisë dhe mundi të arratisej. Pas 12 orësh, ai u gjet në korridorin e një pallati. Sipas policisë, ai rezultoi të jetë një shtetas i paligjshëm në Itali. Ai u dërgua në Bresha dhe më tej do të dëbohet nga Italia.
Marrë nga “Qui Brescia”