Shpërthen partnerja e mbrojtësit të Milanit: “Ja ku dallon tifozi nga injoranti”!

0

-Humbja ndaj Fiorentinës djeg te Milan,disfata e parë për kuqezinjtë në kampionat dhe tani sheh rivalët ti afrohen.

Tifozët kuqezi janë të irrituar dhe kanë bërë me faj portierin Tatarusanu dhe mbrojtësin Gabbia, por pas ofendimeve në rrjetet sociale, ka ndërhyrë partnerja e këtij të fundit. Federica Ruggieri ka sulmuar tifozët përmes një story në Instagram.

“Më vjen thellësisht turp që i përkas së njëjtës racë njerëzore të njerëzve injorantë dhe të frustruar, që shfryjnë zemërimin e tyre të ndrydhur ndaj djemve 20-vjeçarë, duke shkaktuar vetëm dëm. Futbolli është një lojë dhe duhet të mbetet e tillë, pavarësisht nga çdo performancë.

Të gjithë janë të lirë të shprehin mendimet e tyre, por ka një kufi: dinjitetin dhe respektin e çdo personi. Kjo është linja që e dallon një tifoz nga një injorant, kjo tregon se cili je ti”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu