– Vajza 13-vjeçare e cila është abuzuar seksualisht nga punonjësi i policisë në Sarandë kishte ndërprerë shkollën. Mësohet se e mitura jetonte me qira larg familjes, e cila ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike. Familjarët e vajzës janë shprehur më pas se kishin informacion se e afërmja e tyre punonte në Ksamil si pastruese.
Të miturën vinin nga Xarra çdo ditë e merrnin në orën 16:00 dhe e sillnin në 22:00. Ajo që ka rënë në sy është se vajza vishej me rroba luksoze, mbante “Iphone 12”, kryente “make-up” dhe kishte marrë banesë me qira në Sarandë.
13-vjeçrja është abuzuar seksualisht nga oficeri i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë. Pas një hetimi një mujor nga prokuroria e Sarandës policia ka vënë në pranga punonjësin e policisë Petraq Rako, 63 vjeç dhe bashkëpunëtorin e tij Stefan Koloi 62 vjeç. Të dy autorët janë arrestuar në flagrancë në vendin e siguruar nga Stefan Koloi, ku shfrytëzonte për prostitucion të miturën 13-vjeçare.