Një burrë fotografon krijesën e çuditshme “gjysmë njeri-gjysmë qen” mes pyllit

0

Një burrë në Australi pretendon se është përndjekur nga një krijesë e çuditshme “njeri-qen” dhe për këtë arsye ka vendosur ta bëjë publike atë që i ka ndodhur me qëllim për të paralajmëruar të tjerët. John ishte duke peshkuar në kajakun e tij në shkurret australiane në Boxing Day vitin e kaluar, kur papritur dëgjoi një kërcitje që vinte nga pylli pranë tij.

Më parë ai ishte treguar dyshues në lidhje me teoritë se “ekzistonte” një krijesë gjysmë njeri -gjysmë qen e cila fillimisht e kishte origjinën në Michigan, SHBA, në vitet 1800 dhe që atëherë është përhapur në të gjithë botën. Por tani John ndihet i bindur se ishte pikërisht ajo krijesë për të cilën kishte dëgjuar të flitej.

“Vura re se sa herë që bëja një lëvizje me kajakun tim, sido që të ishte kjo gjë, ajo afrohej një hap për çdo vozitje që bëja. Unë ndalova për pak dhe zëri pushoi gjithashtu në shkurre dhe mendova se ishte pak i çuditshëm. Kështu që nisa përsëri të vozisjaa dhe sigurisht që sapo filloja të bëja çdo lëvizje, kjo gjë do të bënte një hap. Pra, çfarëdo që të ishte, kjo gjë po më ndiqte, nuk ishte një rastësi”- tha John.

Pasi vuri re një figurë të zezë në pemë, John nxori telefonin dhe bëri një foto. Ai tha se kujtdo që ia ka treguar atë foto, të gjithë janë shprehur se bëhet fjalë për krijesën gjysmë qen- gjysmë njeri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu