– Artistja e njohur shqiptare Hueyda El Sayed është ndarë papritur nga jeta në moshën 46-vjeçare. Balerina dhe ish-moderatorja mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot.
Hueyda El Sayed i befasoi të gjithë kur preu flokët e saj kaçurrela që e karakterizonin, në muajin shkurt të këtij viti. Ish-moderatorja u përball me kritika nga ndjekësit, të cilët i kërkonin të rriste sërish kaçurrelat e saj.
Në një reagim në rrjetet sociale, ajo u shpreh se nëse do të kishte një shkop magjik dhedo të kishte mundësinë të ndryshonte jetën apo pamjen fizike, s’do e fillonte nga flokët.
“Unë nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të ndryshoj stilin e flokëve të mi”.
Mëngjesin e sotëm artistja ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë me kancerin e gjirit.