– Gazetarja Liridona Vejseli ka folur për aksidentin tragjik në Bullgari,ku humbën jetën 46 persona.
Liridona Vejseli në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, teksa fliste për tragjedinë në Bullgari ka theksuar se në 15 vitet e fundit funksionojnë të njëjtët autobusë dhe ndonjëherë ka raste manipulimi.
‘Autobusët ka raste që bëjnë manipulime. Janë 15 vite që funksionojnë të njëjtët autobusë. Për të njëjtën kompani na është thënë se ka pasur probleme.
Në atë kohë, në orën 3 të natës, autobusi ishte bllokuar pesë orë, sepse kishte pësuar defekt teknik. Këto kompani të papërgjegjshme kanë marrë jetën e 46 personave. Ngjarja na ka bërë që të tejkalojmë aspektin profesional dhe të bëhemi njerëzorë.
Një ekspert bullgar ka thënë se shoferi ka pasur tuba me naftë përpara në autobus e kjo mund ta ketë shkaktuar këtë ngjarje të rëndë.
Bëhet fjalë për tuba të mbushur me naftë, që ndoshta ka pasur ndonjë hile te autobusi, nuk di ta them saktë, por po citoj ekspertin bullgar të motorëve me djegie të brendshme. Njëri që ka qenë zgjuar ka thyer xhamin pas shpërthimit në flakë të autobusit, ka thënë i mbijetuari, e ka shpëtuar vetë e disa të tjerë”, –deklaroi gazetarja Liridona Vejseli.