Super League dhe Kupa e Botës çdo dy vite, Parlamenti Europian thotë fjalën e fundit

0

-Sot, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë gjithëpërfshirëse mbi politikën sportive të BE-së dhe bëri thirrje për veprim për të mbrojtur sportin nga kërcënimi i garave si Super League. Propozimi nga eurodeputeti Tomasz Frankowski, ish-lojtar i kombëtares polake, u miratua nga shumica dërrmuese e anëtarëve të Parlamentit Evropian nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

UEFA-thuhet në një shënim – mirëpret rezolutën, një hap i rëndësishëm përpara në zhvillimin e modelit evropian të sportit të bazuar në vlera, solidaritet dhe merita.Raporti Frankowski” përfshin rekomandime specifike dhe të zbatueshme në fusha të rëndësishme si qeverisja e mirë, solidariteti, barazia gjinore, diversiteti dhe të drejtat themelore, integriteti, futbolli bazë, qëndrueshmëria, shëndeti dhe mirëqenia.”

Parlamenti Evropian kundërshton gjithashtu propozimin e fundit dyvjeçar të Kupës së Botës, duke u kërkuar organizatave sportive të respektojnë frekuencën aktuale të ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare. Parlamenti gjithashtu bën thirrje për zhvillimin e kornizave rregullatore për të modernizuar sistemet e transferimit të lojtarëve dhe për të përmbushur nevojat, standardet dhe objektivat specifike të Evropës.

Nga ana tjetër, Super League që mbahet ende gjallë nga Real Madrid, Juventus dhe Barcelona ka reaguar duke thënë se propozimi i tyre, Super League, nuk është konceptuar kurrë si një ligë më vete, por si një ligë ku do merrnin pjesë klube nga kampionatet kombëtare. Më tej ne reagim thuhet se qëllimi i Super League është mbrojtja e futbollit europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu