Ofieri ushtarak vret çiftin e bashkëshortëve për një vend parkimi, fëmijët e tyre ndodheshin në gjumë

0

Një ISH-ushtar u arrestua me dyshimin për vrasjen e një çifti teksa fëmijët e tyre flinin lart pas një sherri për parkim.

 

Stephen Chapple, 36 vjeç dhe gruaja e tij Jennifer, 33, u gjetën me lëndime të rënda në shtëpinë e tyre në Norton Fitzwarren, Somerset, të dielën në mbrëmje.

 

Dy djemtë e tyre – pesë dhe gjashtë vjeç – po flinin lart në shtëpi në kohën e tmerrit.

 

Një burrë 34-vjeçar u arrestua dhe që atëherë u emërua si ish-inxhinieri mbretëror komando Collin Reeves, i cili shërbente në Afganistan.

 

Një foto e tij në rrjetet sociale me uniformën e tij e tregon atë të veshur me medaljen e fushatës në Afganistan dhe medaljen jubilare të Mbretëreshës.

 

Policëve u është dhënë një zgjatje kohe për të vazhduar marrjen në pyetje të tij.

 

Një burrë tjetër, 67 vjeç, që besohet të jetë babai i tij, është liruar me kusht.

 

Sipas informacionet raportohet se Jennifer vdiq nga plagët e shumta me thikë, ndërsa një autopsi po vazhdon hetimet për Stephen.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu