Fifi vazhdon të ketë probleme me ekujlibrin/ Pasi i ra të fikët në sallon, rrëzohet sërish para konkurrentit më të ri

0

Këngëtari i njohur nga Gjakova, Valon Shehu, ka qenë personazhi i radhës që ka nisur aventurën brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ai pati një prezantim interesant, pasi ishte në oborrin e shtëpisë duke interpretuar me kitarë, në kohën kur banorët u njoftuan se ai do të hynte në shtëpi.

Me të marrë lajmin se ai do të jetë konkurrenti i ri, banorët kanë vrapuar drejt tij për ta takuar.

Këngëtarja e hitit “Marova” është shprehur e lumtur në momentin që ka takuar Valonin, duke e përqafuar dhe uruar mirëseardhje.

Krejt kjo ndodhi pas një momenti jo të mirë të Fifit gjatë spektaklit, e cila humbi ndjenjat gjatë një debati të ashpër me opinionisten e programit, Balina Bodinakun.

https://www.instagram.com/p/CWoxI3EI1OY/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu