Përballja me Veliajn, Basha shkon në Gjykatën e Posaçme

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë së bërë kundrejt kryebashkiakut së Tiranës, Erion Veliaj. Me kalimin e shqyrtimit të padisë penale për shpifje nga Gjykata e Tiranës në GJKKO, burime për Dosja.al mësojnë se Basha ka refuzuar të pajtohet dhe gjyqi për kallzimin penal për shpifje ndaj Veliaj ka vazhduar, paçka vonesave të krijura nga pala e paditur apo mungesa e trupës gjykuese.

Kreu i PD ka shkuar në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes pas ndryshimit të gjyqtares, duke treguar kështu vullnetin për ta çuar deri në fund përballjen me Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje. 4 muaj më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se GJKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu