– Babai i Medina Lutfiut, vajzës që shpëtoi nga djegia e autobusit të kompanisë “Besa Trans” në Bullgari tregoi përjetimin e lajmit të rëndë.
Për televizionin bullgar “T7”, i ati Medina Lutfiut tregoi se ngjarjen e mësoi në rrjetet sociale, ndërsa më pas shkoi në Shkup, ku ndodheshin dhe familjarët e pasagjerëve të tjerë dhe atu mësoi se e bija dhe i fejuari i saj Lulzim Sulejmani kishin shpëtuar për mrekulli. Ai u qetësua kur bisedoi me nipin e tij në Bullgari, i cili pa në spitalin Pirogov kushërirën me të fejuarin e saj.
“Ditën e premte i përcolla deri në Kumanovë, hipën në autobus, shkuan për vikend në Turqi, ndërsa duke u kthy, tu pritë me u kthy në orën pesë në mëngjes, e shfletova Facebook-un dhe e pash rastin, u hutova, s’disha çka të bëjë. Lajmin për shpëtimin e vajzës dhe dhëndrit e mora nga agjencioni në Shkup, aty kishte edhe familjarë tjerë, dhëndri u lajmëru tha se jemi mirë, deri aty u përmbajta por pastaj fillova të qaj. Vajza ka tregu që një djalë i vogël është përfshi nga zjarri, dhëndri ka kërcyer nga xhami dhe e ka gjujtë vajzën, ka kërcy edhe vetë, aty e ka thyer edhe këmbën. Bisedova me nipin i cili ndodhet në Sofje, janë taku më dhëndrin ndërsa vajza gjendet në operim të gjurit. Janë jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh ai tutje. Në mesin e viktimave të aksidentit ka edhe fëmijë”, foli për “T7” babai i Medina Lutfiut.
Nga aksidenti i djeshëm vdiqën 46 persona dhe mbijetuan 7 të tjerë. Viktimat ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.