‘Foltorja për PD’/ Berisha: Takimi i radhës me demokratët në qytetin e Kuçovës

0

– Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se ditën e ente më 25 nëntor do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët në qytetin e Kuçovës.

NJOFTIMI:

“Neser diten e enjte me daten 25 nentor ne ora 17:00 ne Kinemane e qytetit Kuçove do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj te gjithe demokratet dhe demokratët e Kuçoves te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu