Autoritetet izraelite të shëndetësisë nisën vaksinimin e fëmijëve me Pfizer. Shkencëtarët thonë se syninimi kryesor është ruajtja e shëndetit të tyre si dhe arritja e imunitetit të tufës.
Në Izrael nisi vaksinimi me Pfizer i fëmijeve, nga 5 deri në 11 vjeç. Autoritetet e konsideruan këteë proces si festë si për fëmijët ashtu edhe për prindërit pasi në këtë mënyrë të vegjëlit e tyre më në fund do të mund të jenë të mbrojtur.
Por tashmë janë caktuar rregulla të reja përmes kompanive për sigurinë shëndetësore.
Ndër të parët që mori vaksinwn të martën ishte David Bennett, 9 vjeç, i cili u soll në një klinikë vaksinimi nga babai i tij, kryeministri Naftali Bennett.
Kryeministri izraelit u shpreh se vaksina është e sigurt 91 për qind për këtë grupmoshë, duke u bërë thirrje kështu prindërve që ti vaksinojnë fëmijët.
Ata mund të marrin vetëm një të tretën e dozës së të rriturve.
Numri i rasteve të reja me koronavirus në Izrael ka rënë në dy muajt e fundit.
Ndërsë të hënën janë regjistruar 454 raste të reja.
Në shtator, çdo dite u regjistruan mbi 11 mijë infektime.
Popullsia e Izraelit është relativisht e re, me rreth 1.2 milionë fëmijë të moshës që do ti nënshtrohen vaksinimit.
Deri në nëntor, ai grup përbënte për mbi 1/3 e rasteve të reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Shkencëtarët dhe autoritetet kanë qenë dyshues mbi arritjen e imunitetit në tufë, nëse fëmijët nuk vaksinohen.
Megjithatë, politikëbërësit thonë se vaksinimi i fëmijëve ka për qëllim fillestar mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe jo vetëm të ndalojë transmetimin e virusit.