– Mediat maqedonase vazhdojnë të aludojnë për shkaqet e tragjedisë së mëngjesit të djeshëm ku një autobus turistësh u dogj nga flakët në Struma të Bullgarisë duke u marrë jetën 46 shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut.
Gjithmonë në rrugë jo zyrtare, po raportohet se autobusi i kompanisë “Besa Trans”, që kryente linjën Shkup-Stamboll-Shkup, po transportonte me vete 30 mijë fishekzjarre kontrabandë, ndërsa para tij ka qenë një çisternë nafte me 1 mijë litra. Nisur nga dëshmia e njërit prej 7 të mbijetuarëve të tragjedisë së djeshme se dëgjoi një shpërthim të fortë dhe faktit se autobusi u dogj plotësisht brenda 2-3 minutash ka ngritur dyshimet se prapa këtij aksidenti ka shkaqe të tjera përveç pakujdesisë së shoferit, i cili raportohet se ka qenë në gjumë në timon.
“Specifikisht, sipas ‘Infomax’ në Maqedoninë e Veriut shkruan se referuar zbulimeve paraprake të policisë bullgare, autobusi i agjencisë ‘Besa Trans’ u dogj plotësisht brenda më pak se 2-3 minutash, që fakt që shpjegon numrin e madh të viktimave”, raportohet në mediat maqedonase.
Ndër të tjera “Infomax” se zbulimet e para të policisë u bënë në pjesën e përparme të autobusit. Ajo shton se ka patur një sasi një cisternë nafte me kapaicitet 1 mijë letra përpara autobusit, gjë që mund të ketë përshpejtuar aktivizimin e shpejtë të flakëve.
“Gjëja më shokuese është se ‘Infomax’ gjeti se ka patur një sasi të madh fishekzjarresh që do të dërgoheshin në Maqedoni të Veriut”, shkruajnë mediat maqedonase.
Marrë nga “Politis Online”