Ashtu siç askujt nuk do ja kishte pritur mendja, në një kthesë befasuese të ngjarjeve, ish-presidenti Obama ka fituar të njëjtën sasi nominimesh për Grammy këtë vit si këngëtarja e njohur, Taylor Swift.
Sipas Indy 100, Swift e cila padyshim ka pasur vitin e saj më të mirë përsa i përket karrierës do ta ketë mjaft të vështirë këtë konkurrencë. Të dy Obama dhe Swift morën një nominim të vetëm këtë vit nga “Akademia e Regjistrimit”, ku Obama u nominua për librin më të mirë në version audio mbi kujtimet e vitit 2020, “Toka e Premtuar”. Swift, nga ana tjetër, mori një nominim në kategorinë e albumit të vitit për Evermore.
Ndër të nominuarit në kategorinë e tij, Obama do të përballet me komedianin Dave Chappelle dhe poetin Amir Sulaiman, i cili fitoi një nominim për specialen e tij të Netflix të fokusuar tek George Floyd, “8:46”.
Pavarësisht nominimit të Swift, shumë fansa dolën në rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre për mospërfilljen sa duhet sipas tyre. Një fitore e Obamës në Grammy të këtij viti do të shënonte herën e tretë që e merr këtë çmim. Ai ka fituar më parë një Grammy në 2006 dhe 2008 në të njëjtën kategori.