Zaev-Donfried: Hapja e negociatave me Maqedoninë, interes gjeostrategjik i SHBA-së

0

– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev zhvilloi një bisedë telefonike ditën e martë me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Sipas Republika.mk, Donfried foli në emër të qeverisë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe u shpreh ngushëllimet më të thella qytetarëve të Maqedonisë për aksidentin tragjik ku autobusi në Bullgari u përfshi nga flakët dhe 46 persona humbën jetën.

Kryeministri Zaev dhe ndihmës sekretarja i shtetit Donfried kanë biseduar gjithashtu për procesin e integrimit të Maqedonisë në BE, me mbështetjen e plotë të SHBA-së për hapjen e negociatave me BE-në në dhjetor të këtij viti.

Bashkëbiseduesit thanë se hapja e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë është në interes i politikës së jashtme dhe gjeostrategjike të Shteteve të Bashkuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu