– Punonjësit e një fasonerie në Shkodër kanë dalë në protestë ditën e sotme, pasi nuk u është dhënë rroga për tre muaj. Sipas tyre fasoneria është mbyllur në muajin shtator dhe ende nuk kanë marrë rrogat e muajve korrik, gusht dhe shtator.
Ata janë shprehur se kanë ngritur tentuar të ngrejnë denoncim në polici por nuk u është pranuar.
“Kërkojmë vetëm paratë tona që na takojnë, nuk duam asgjë tjetër”, tha një nga protestuesit.
“Ne kemi punuar dhe nuk jemi paguar, madje nuk kemi marrë as ditët e pushimit që na takojnë me ligj dhe nuk janë paguar as sigurimet shoqërore e shëndetësore”, tha një tjetër.