Freskida Rrapo: Unë nuk kam firmosur dhe kjo gjë do të thotë që firma ime është falsifikuar. Nuk e kam me zotin Agron, por kush e ka falsifikuar? Kjo do të thotë që të gjitha të dhënat e mia kanë kaluar në duart e personave të tjerë, bashkë me numrin tim të telefonit. Besoj nga ora katër e gjysmë.
JuSugjerojmë
Besa Kokëdhima flet e revoltuar për aksidentin: Turp, Shqipëria asnjë ditë zi
Antonela bën kërkesën e çuditshme në BBV: Dua një prezervativ
Agron Shehaj: Po bëhemi qesharakë, është një teatër qesharak. Unë kam minutën kur e kam marrë dhe regjistrimin.
Eni Vasili: Ti e ke, por ne nuk e kemi.
Andi Bushati: Ju ka kërkuar njeri firmë
Freskida Rrapo: Më ka marrë dikush në telefon dhe u kam thënë që nuk firmos pasi jam në një pauzë reflektimi.
Andi Bushati: Ky është kontakti i vetëm
Freskida Rrapo: Po
Andi Bushati: Kur ju ka marrë zoti Shehaj keni kuptuar që të dhënat tuaja bashkë me firmën janë në zyrën e Palokës, ju s’keni ditur gjë?
Freskida Rrapo: Sigurisht, nuk e dija
Andi Bushati: Por një qytetar i ndershëm kur i është falsifikuar firma shkon në prokurori…
Freskida Rrapo: Do bëhej shumë e madhe, do bëhej shumë publike ndaj.