I dërgonte video e foto intime nxënësve të saj 13-14 vjeçarë, e pëson rëndë mësuesja në SHBA (FOTO)

0

Një mësuese zëvendësuese në SHBA, është vendosur në pranga pasi akuzohet se i dërgonte foto intime nxënësve të saj.

19-vjeçarja, Emily Jean Durden, akuzohet për tre akuza: shfaqje të materialëve të dëmshme ndaj të miturve dhe u akuza për shfrytëzim seksual të shkallës së dytë ndaj një të mituri. Ky skandal është mësuar nga një prej prindërve të nxënësve, e cila e ka treguar rastin në drejtoni. Pas verifikimeve dhe denoncimeve në polici, u vërtetua se mësuesja i kishte dërguar foto dhe video intime disa prej nxënësve, të moshave 13 dhe 14 vjeç.

Nga ana tjetër 19-vjeçarja e ka pranuar që ka dërguar foto e video intime dhe aktualisht mbahet në ambientet e paraburgimit nën një garanci prej 50 mijë dollarësh. Pritet që mësuesja ta paguajë këtë shumë dhe të lirohet, shkruajnë mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu