“Spalletti palaçio!” Stuhi sulmesh ndaj italianit, pas ndeshjes me Spartak Moskë

0

Ndeshja mes Spartak Moskës dhe Napolit u luajt nën borën e shumtë ruse, por stuhia e vërtetë shpërtheu vetëm pas bilbilit të fundit. Luciano Spalletti refuzoi të shtrëngonte duart me kolegun e tij, Rui Vitória, duke shkaktuar polemika.

Më pas trajneri u justifikua në pas ndeshjes: “Unë nuk i thashë lamtumirë, sepse ai nuk erdhi të përshëndetej në fillim. Përshëndetesh në fillim të lojës, jo në fund sepse fitove”. Por në klubin rus të Spartak, kjo nuk ka mjaftuar, ndaj ka publikuar një postim shumë të ashpër social si përgjigje.

Klubi Spartak i Moskës sulmoi ashpër Spallettit në fund të ndeshjes, duke publikuar videon e gjestit të dështuar të përshëndetjes mes dy teknikëve. “Dy emoji për ta përshkruar? Hmm…”,- shkruan klubi rus, duke publikuar dy emoji, njëri me syze dielli dhe tjetri… i një kllouni. “Kaq shumë për lojën e ndershme”, – përfundon klubi i Moskës.

Kaq mjaftoi që tifozët e Napolit dhe më gjerë të shpërthenin, duke kritikuar masivisht tonet josportive të përdorura nga llogaria zyrtare e një klubi futbolli, si ai i Spartak Moskës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu