Xhaçka prezanton projektligjin për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut: Do zhvillohen 3 qarqet dhe do forcohen lidhjet njerëzore…

0

Ministrja e Punëve të Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka nisi fjalën e saj në Kuvend duke shprehur ngushëllimet për humbjen e 44 shqiptarëve në Bullgari dhe më pas duke prezantuar projektligjin për forcimin e marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut.

Xhaçka theksoi se kjo marrveshje do të zhvilloje 3 qarqet: Elbasan, Dibër dhe Korçë si dhe do forcohen lidhjet njerëzore, të bizneseve, institucionale mes dy shteteve.

Pas fjalës së saj edhe ministri i Brendshëm Çuçi i mëshoi faktit se ky projektligj duhet votuar sepse do ngrihen kontrolle inteligjente në pikat kufitare, gjë e cila do të mundësojë sipas tij arritjen e standardeve europiane.

Xhaçka:
Pas një tragjedie të tmerrshme, ende nuk gjej dot fjalët për atë ngjarje të tmerrshme dhe u them motrave e vëllezërve që dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë dhe jemi me shpirt e mendje per ta.

Objektivë parësore mbështetje sociale për zonat ndërkufitare, duke sjellë për këto qarqe injektim fondesh dhe ndërhyrje të përbashkëta në mjedis, kulturë e turizëm dhe duhet thënë që në total 1 milionë e 330 mijë euro investohen dhe shkon deri në 1.8 milionë euro bashke me financimet e Maqedonisë së Veriut.

Ky investim ka padyshim ndikim në zhvillim e zonave në Dibër Elbasan Korcë, ndihmon me asistencat dhe njohuritë e ekspertizat. Nëse I shohim Bashkitë I kanë investuar shumë pak edhe pse I kanë pasur kapacitetet financiare. Ministria e Jashtme do të punojë deri në krijimin e strukturave të posacme për hartimin dhe zbatimin e këtyre projekteve duke mundësuar që të shkembehen njohuri dhe rezultate të dukshme mes dy vendeve. Forcohen lidhjet njerëzore, institucionale, bizneset etj.

Janë programe si këto që bashkojnë rajonin kudo ku ka ndasi, prandaj ju ftoj ta votoni këtë projektligj.

Çuçi: Janë dy marrëveshje, Kjo marrëveshje do ketë më shumë kontroll inteligjent në pikat kufitare duke I sjellë më pranë standardeve të BE, ne besojmë që kjo do të përmirësojë infrastrukturën në kuadër rajonal.

Krijon bazat për vendosjen në funksionim për pikat e përbashkëta mes dy republikave. Marrëveshja është e bazuar dhe në ato që kemi me vendet e tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu