Banesat e reja në Thumanë, Rama: Qeveritë nuk bëjnë vezë të kuqe dhe magjira!

0

RAMA: Nuk do përsëris fjalët që u thanë. Në vigjilje të këtij përvjetori 2-vjeçar dramatik, dëshiroja të isha me zv/kryeministrin, ministrin e infrastrukturës dhe bacën Behgjet. Më vjen mirë që shiu që po bie dhe uroj të jetë bereqet për familjet e prekura.

Të ndezim pemën e ullirit të paqes dhe begatisë dhe të shkruarës, që do të kthehet në simbol të kujtesës dhe shpresës. Janë 483 familje që kthehen në ushte fantastike.

Këtu nuk mbaron këtu puna. Të bëhet një destinacion turistik për të tjerët. Do ta adresojmë si aset për turizëm të brendshëm gjatë fundjavës. Ka shumë familje që do t’i dërgonin këtu fëmijët e tyre, Nuk i kanë kushtet si qytetet e medha, Me drejtorinë arsimore do të bëjmë hapësira passhkollore për zejet, artet, etj.

Janë 27 mijë familje që janë ndihmuar falë rindërtimit. Në këtë proçes janë përfshirë të gjitha forcat projektuese, zbatuese, janë realizuar projekte me çmime rekord falë konkurencës së garantuar për të gjithë. Nuk ka asnjë kompani që është lënë jashtë. Dua t’i falenderoj të pronarët e sipërmarrësit, mbase s’kanë fituar, se do fitonin po të bënin hile. Por, kanë dhënë një kontribut që kur të shkojnë te Shën Pjetri, do thonë se kemi bërë mëkate, por kemi bërë jo dhe pak për të larë mëkatet e shpirtit. Këto 27 mijë forca pune janë paguar mirë.

Naga ata në Facebook që kam biseduar thonë se i keni bërë me lekët e populit, thonë s’janë falas. Kur është themeluar koncepti i qeverisë,  qeveritë janë për të bërë detyrën, jo vezë të kuqe por magjira. Dallimin mes qeverive nuk e bën se me lekët e popullit apo qeverisë, se nuk ekziston, por se si administrohen paratë.

Di që kjo që kemi bërë, është i vetmi program rretherrotull rajonit që ata që përfitojnë shtëpi, nuk ngarkohen me asnjë detyrim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu