– Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka qënë në Prishtinë ditën e sotme ku është takuar me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Meta ka shkruar në rrjetin social Facebook se takimi ishte vëllazëror dhe në prag të festës kombëtare, Ditës së Flamurit. Kreu i Shtetit ka vlerësuar rolin e LDK në ndërtimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës. Meta ka shkruar se kanë ndarë të njëjtin qëndrim mbi ” Procesin e Berlinit” dhe ka theksuar bashkëpunimin e ndërsjellë për garantimin e stabilitetit dhe paqes në rajon.
“Vëllazëror takimi në Prishtinë me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në prag të festës kombëtare, Ditës së Flamurit. Vlerësova rolin e pazëvendësueshëm të LDK-së në proceset shtetformuese, në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës, mbështetur mbi trashëgiminë e vyer të Presidentit historik, Ibrahim Rugova. Kënaqësi të ndanim të njëjtin qëndrim mbi domosdoshmërinë e vijimit të Procesit të Berlinit dhe në këtë kuadër, të forcimit të bashkëpunimit rajonal, si faktor kyç për garantimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon”, shkruan ai.