Ka nisur “foltorja” e ish kryeministrit, Sali Berisha e planifikuar të nisë në orën 17:00 në Kuçovë. Dy prej figurave të demokratëve që e shoqërojnë janë Genc Pollo dhe Astrit Velia.
Berisha është pritur nga një numër i madh simpatizantësh të PD me thirrjet “o Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do. Kjo është foltorja e parafundit e njoftuar nga ish kryeministri. Ndërsa aktualisht situata brenda PD është e nxehtë për shkak të faktit se janë lajmëruar 2 Kuvende Kombëtare, njëri me datë 11 dhjetor i lajmëruar nga Berisha dhe ai më 18 dhjetor i lajmëruar nga kryetari i PD, Lulzim Basha.