Përfaqësuesja e Greqisë tërhiqet nga ‘Miss Univers’ i mbajtur në Izrael në mbështetje të Palestinës

0

Bukuroshja greke Rafaela Plastira është tërhequr nga spektakli i Miss Universe që pritet të mbahet në Izrael, duke shprehur në një postim mbështetjen dhe dashurinë për Palestinën.

Agjencia Wafa tha se Plastira komentonte në rrjetin Instagram se ishte e lumtur për mbështetjen që kishte marrë nga fansat e saj për vendimin.

“Është e mrekullueshme të shoh sa shumë dashuri, mbështetje e mirëkuptim kam marrë nga të gjithë ju. Palestina është çdo ditë si në mendjen ashtu dhe në zemrën time.”

Konkurentja greke e Miss Universe tha se ishte e zhgënjyer me konkursin e famshëm, duke argumentuar se “njerëzimi është përmbi konkurset e bukurisë.”

Organizata e Fushatës për Bojkotin Akademik dhe Kulturor të Izraelit (PACBI) mirëpriti vendimin e Plastira për t’u tërhequr nga konkurimi i Miss Univers.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu